9 pejanë u arrestuan gjatë vikendit

Nëntë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë vikendit në komunën e Pejës.
Siç ka informuar sot policia, gjatë aktiviteteve në teren është sekuestruar një armë, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65mm, i dyshuari është arrestuar për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë.
Ndërsa, pesë persona janë arrestuar për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor” të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, sipas policisë, tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale me urdhëresë të Gjykatës kompetente, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore./21Media

Back to top button