U arrestua ish-prokurori Ali Rexha

Është arrestuar sot ish-prokurori Ali Rexha.
Lajmin për rtv21.tv sonte e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila ka informuar se Rexha është arrestuar për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka informuar se është kërcënuar prokurori Lulzim Sulejmani. KPK ka dënuar kërcënimin ndaj Prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani dhe ka theksuar se kërcënimet serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha./21Media

Back to top button