U arrestua pejani që iu konfiskua kokainë e marihuanë

 

Policia ka bërë të  ditur se të premtën në mbrëmje është arrestuar një burrë kosovar nga fshati Bellopojë i Pejës, pasiqë i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike, të llojit marihuanë dhe kokainë.

”Gjatë kontrollit i është  gjetur  dhe konfiskuar , një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë : 389,8 gram marihuanë  46.2 gram Kokainë  dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button