U arrestuan 13 persona në Ferizaj
Organizim i skemave piramidale
Në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj dje u arrestuan trembëdhjetë (13) të dyshuar meshkuj, njëri serb shtetas i Serbisë, ndërsa të tjerët K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur më lart.
“Gjatë bastisjes në dy lokacione njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të hollave: 46. 521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë të Shqipërisë.”, njoftoi sot policia.
Me vendim të prokurorit, siç njoftoi policia, pas intervistimit njëri prej të dyshuarve u dërgua në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë u liruan në procedurë të rregullt./21Media