U arrestuan dy persona për vrasjen në Malishevë

Vrasja ndodhi në gusht të vitit 2018

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një mashkull dhe një femër lidhur me një vrasje që ka ndodhur më 4 gusht të vitit 2018. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më 4 gusht të vitit 2018 në Malishevë një person ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës./21Media

Back to top button