Thaçi fton Kurtin për takim

Takimi do të mbahet në orën 13:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot i ka dërguar ftesë kreut të VV-së, Albin Kurti për takim, në lidhje me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Takimi do të mbahet sot në orën 13:30, shkruan rtv21.tv

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë.

Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button