U bë baba për herë të parë, Shpati me një falënderim nga zemra për gjithë ata që e uruan

 
Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija më 19 janar kanë marrë epitetin prindër. Ata janë bekuar me një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Roel.
Përmes një postimi që Shpati ka bërë sot në InstaStory, ka falënderuar të gjithë ata që e uruan me rastin e lindjes së djalit të tyre.
“Ju jemi mirënjohës pa fund”, ka shkruar këngëtari ndër të tjera.

Shpati dhe Selvija vitin e kaluar kanë kurorëzuar dashurinë me martesë./21Media

Back to top button