U bllokua për shkak të të reshurave, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit.

“Ju njoftojmë se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc, e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt, drejtimi i Prishtinës është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka apeluar te qytetarët, shoferët e automjeteve që në komunikacionin rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës./21Media

Back to top button