Galtier për Neymar-Mbappe: Teknikisht funksionojnë mirë

Trajneri i Paris-Saint-Germain, Christophe Galtier, ka dhënë një përgjigje që lë hapësira për interpretim kur u pyet për marrëdhënien mes yjeve të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymarit.

Galtier po e udhëheq skuadrën si lidere të Ligue 1 duke mos e pësuar ende asnjë humbje, ndërkohë që ata nuk kanë humbur ende në Evropë. Megjithatë, raportet për tensione ndëmrjet Mbappes dhe Neymarit e kanë barut vëmendjen jashtë fushës.

“Marrëdhënia teknike midis Ney dhe Mbappes ekziston. Funksionon mirë dhe statistikat e tregojnë këtë”, tha Galtier.

“Por, ne duhet të kemi variacione të tjera në lojën tonë, përndryshe është shumë e lehtë për kundërshtarët tanë që të na bllokojnë”, shtoi ai.

PSG do të ballafaqohet sonte me Benfikën në rrethin e katërt të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button