U fut për t’u larë në Liqenin e Ohrit, ndërron jetë 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën pasi u fut për të larë në liqenin e Ohrit, në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, sakaq viktima është një shtetas me inicialet J.S. nga Shkupi.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 44-vjeçarit, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Back to top button