Arsenali nuk ka të ndalur, afër marrëveshjes për transferimin e radhës

Arsenali është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Jurrien Timber për një shumë afro 47 milionë euro.

Siç bëhet e ditur nga “De Telegraaf”, Arsenali dhe Ajaxi janë shumë afër që të arrijnë akordin për Timber, për 42 milionë euro dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Timber veçse ka arritur marrëveshje personale me “Topçinjtë”, ndërsa Arsenali deri tani ka pasur dy oferta të refuzuara nga Ajaxi – e fundit ishte afro 44 milionë euro.

Sidoqoftë, Mikel Arteta duket se tani është shumë afër të ketë një mbrojtës të ri në skuadër.

Arsenali nuk ka të ndalur në këtë merkato, ku pas transferimit të Kai Havertz nga Chelsea, ka arritur marrëveshje me West Hamin për blerjen e Declan Rice, ndërsa tani është shumë afër transferimit të Jurrien Timber.

Back to top button