U gjet pa shenja jete një 39-vjeçar në Gjakovë

Rsti po trajtohet si "hetim i vdekjes"

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Mbrëmë rreth orës 18:30, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1983, gjendej pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë”, ka thënë ai.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga personli mjekësor (që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes) ishte konstatuar vdekja e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë përgjegjëse policore si dhe është njoftuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar që rasti të trajtohet si hetim i vdekjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button