Tri komisione parlamentare mblidhen sot

Tri komisione parlamentare mblidhen sot

Sot gjatë ditës do të mblidhen tri komisione parlamentare.
I pari për sot do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni, në ora 10:00 do të takohen me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil.
Në ora 11:00 Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton kërkesën e Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.
Ndërsa në ora 13:00 Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Arben Gjukaj, drejtor menaxhues në KEK për periudhën 2008-2012.

Back to top button