U gjet trupi i pajetë i personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajt”

 

Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka gjetur trupin e pajetë të N.G. (47) nga fshati Sapniq i komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë.

“Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021 dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça””, ka informuar Ministria e Mbrojtjes.

47 vjeçari ishte hedhur nga “Ura e Fshajt” më 25 janar./21Media

Back to top button