Pendarovski i fton institucionet: Të paraburgoset Mijallkovi

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka ftuar institucionet që të ndërmarrin të gjitha masat, me qëllim që ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundëzbulim, Sasho Mijallkov të paraburgoset.

“Këto raste janë të papranueshme për vendin i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe e cila me mund punon në reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimin e besimit për shtetin e së drejtës”, u shpreh Pendarovski mes të tjerash në reagimin e tij.

Sipas tij, rasti i Mijallkovit i diskrediton të gjitha përpjekjet për luftim të krimit dhe korrupsionit të lartë dhe bëri thirrje që institucionet gjithashtu ta hetojnë rastin, dhe nëse konstatohet lëshime, të kërkohet përgjegjësi.

“Nëse konstatohet çfarëdo lëshimi nga e institucioneve kompetente, të ndërmerret përgjegjësi”, tha Pendarovski, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit tashmë ka hedhur dyshime se Mijallkovi është arratisur dhe se për këtë e kanë ndihmuar ndokush, pasi ka filluar procedura për shqiptim të masës së arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, tashmë është shpallur fletarrest ndërkombëtar ndaj Sasho Mijallkov-it, ndërsa policia ende është në kërkim të tij. Mijallkov po kërkohet, për t’iu dhënë shqiptimi i masës së arrestit shtëpiak. Kjo masë ishte shqiptuar për sigurimin e prezencës së Mijallkovit në seancën e 26 shkurtit ku duhet të shpallet aktgjykimi për rastin “Target-Fortesa”. Në këtë rast, Mijallkov është i akuzuar për përgjimet ilegale derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, shkruan TV21./21Media

Back to top button