U godit nga treni, vdiq një person

Një person ka vdekur sot në Pejë si pasojë e goditjes nga treni. Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, teksa ka theksuar se viktima dyshohet se i ka dalur trenit përpara.
“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit. Në vend të ngjarjes kanë arritur të gjitha njësitë kompetente, përfshirë prokurorin”, ka informuar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se detajet e tjera do të bëhen të ditura më vonë./21Media

Back to top button