U hap ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” në Prishtinë

Mbrëmë(31 mars) u hap ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” në Prishtinë.
Ekspozita e Dorian Koçit u mirëprit në Muzeun Kobëtar të Kosovës.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare, ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të fundit mes dy muzeve, të cilat shënuan edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.
I ftuar në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 Dorian Koçi foli për organizimin e kësaj ekspozite./21Media

Back to top button