“U hap rruga e perspektives zhvillimore të Trepçës”

Lluka tha se miratimi i Statutit të Trepçës bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes.

Lluka ka shkruar në Facebook se miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës si dhe bënë të mundur fillimin e investimeve vendore dhe të huaja, duke rritur vlerën e aseteve dhe duke përmirësuar teknologjinë, të cilat do të mundësojnë që Trepçën ta ri-kthejmë në një nga gjigantet kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, njëkohësisht duke përmirësuar mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

“Statuti i aprovuar i Trepçës mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes, siç janë:

a. Regjistrimi formal administrativ i Trepçës si Shoqëri Aksionare,

b. Kompletimi i Bordit Mbikçyrës siç parashihet me Ligjin mbi Trepçën,

c. Zgjedhja dhe emërimi i Bordit Menaxhues, si dhe

d. Fillimi i investimeve siç parashihet me ligjin mbi Trepçën”, u shpreh Lluka.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se përfundimisht u mbyll një kapitull disa vjeçare dhe tani fokusi kryesor do të jetë që ky aset të rikthehet në motorin kryesor të zhvillimit Ekonomik, siç tha ai duke rritur eksportet, përmirësuar bilancin tregtar dhe duke gjeneruar vende pune për qytetarët tanë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në orët e para të dielës, Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”./21Media

Back to top button