U kap me sasi të dyshuar të substancës narkotike, u arrestua një person

 

Policia mbrëmë arrestoi një person në Mitrovicë të Veriut, sepse iu gjetën dhe konfiskuan qese me sasi të dyshuar të substancës narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me sasi të dyshuar të substancës narkotike me peshë rreth 4.80 gram.”, informoi sot policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button