U kapën duke vjedhur, arrestohen dy persona në Rahovec
Dy persona janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të policisë ata janë arrestuar.
“VJEDHJE E RËNDË – Rahovec / 28.09.2025 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.