Vdekje e dyshimtë në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të dielën në Istog.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Istog / 21-28.09.2025 – 13:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?