U kapën me heroinë e para të vjedhura, dy të arrestuar, njëri fëmijë!

Janë arrestuar dy persona nga Koçani, pasi siç kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, të njëjtit janë kapur me heroinë dhe para të vjedhura.
Njëri nga ata është fëmijë.
“Mbrëmë (26.09.2021) në ora 01:10 në afërsi të manastirit në Koçan policët kanë arrestuar Sh.M.(32) dhe një fëmijë, që të dy nga Koçani, sepse te ata është gjetur heroinë dhe mjete parash që burojnë nga kryerja e veprës penale, “vjedhje”. Pas udhëzimeve të prokurorit publik të PPTh Koçan dhe pas dokumentimit të rastit do të shqiptohen kallëzime përkatëse në bazë të nenit 215 dhe 216 të Kodit Penal”, është bërë e ditur në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21./21Media

Back to top button