​Nuk pret Joshua, kërkon revansh ndaj Usykut

Anthony Joshua dëshiron një rimeç të menjëhershëm me Oleksandr Usyk pasi mbrëmë u rrëzua nga froni në ndeshjen e tyre në kuadër të peshave të rënda, ndërsa ylli britanik ishte optimist pavarësisht humbjes së papritur.
Joshua u privua nga titujt e tij IBF, WBA dhe WBO nga Usyk, i cili shënoi fitore me një vendim unanim të gjyqtarëve në duelin e zhvilluar të shtunën.
Usyk, i dha Joshuas humbjen e dytë në karrierë, pasi më parë ishte mposhtur nga Andy Ruiz Jr. në qershor të vitit 2019.
Por, Joshua nuk priti fare dhe ka kërkuar revansh të menjëhershëm ndaj Usyk.
“Unë jam gati të kthehem në stërvitje dhe kur të kthehem në stërvitje dhe të filloj aty ku e lamë, ishte një mësim i madh sot. Ishte një mësim i madh”, u tha Joshua gazetarëve.
I pyetur nëse do të jetë gati për një revansh ndaj rivalit të së shtunës, Joshua tha: “Një 100%, në 110 %”.

Back to top button