“U lanë anash nga institucionet e ato po vdesin”
Tri vjet pas miratimit nuk zbatohet ligji për viktimat e dhunës seksuale
Megjithëse ligji për viktimat e dhunës seksuale të luftës, u miratua vite më parë në Kuvendin e Kosovës, ende nuk ka filluar të zbatohet dhe viktimat e dhunës seksuale ende mbesin në pritje të marrjes së pensionit. Ky ligj që njeh statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë, është dashur të përcillet edhe me krijimin e Komisionit Qeveritar, por, i cili nuk është funksionalizuar dhe ka ngjallur reagime të këtyre shoqatave dhe shoqërisë civile./21Media