U lansua traileri i filmit “I Wanna Dance with Somebody“

“I Wanna Dance with Somebody” është titulli i filmit që i dedikohet arritjeve të ikonës së ndjerë të muzikës, Whitney Houston.
Regjinë e këtij filmi të cilin e lansoi Sony, e ka bërë Kasi Lemmons. Producent i tij është Clive Divis.
Rolin e Houston e luan aktorja Naomi Ackie.
Filmi paraqet një portret kompleks të Houston. Ai shpie audiencën në një rrugëtim inspirues dhe shumë emocionues. Në të interpretohen një radhë hitesh të këtij ylli muzike, e cila ndryshe u quajt me nofkën The Voice.
Filmi “Wanna Dance with Somebody” është planifikuar të lansohet në SHBA, më 21 dhjetor 2022./21Media

Back to top button