Për dy muaj mbi 120 mijë dënime për shoferët

120 mijë e 580 tiketa janë shqiptuar në komunikacion gjatë dy muajve të fundit në vendin tonë. Policia e Kosovës për rtv21.tv ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik të këtij viti janë shqiptuar 58 mijë e 290 tiketa në komunikacion, ndërsa gjatë muajit gusht 62 mijë e 290 tiketa.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës së njëjtë, në vitin 2021 janë shqiptuar gjithsej 93 mijë e 552 tiketa. Në korrik të vitit 2021 në komunikacion janë shqiptuar 49 mijë e 412 tiketa, ndërsa në gusht 44 mijë e 140.
8 mijë e 878 tiketa janë shqiptuar më shumë gjatë korrikut të 2022-ës në krahasim me vitin paraprak, ndërsa gjatë gushtit të këtij viti janë shqiptuar 18 mijë e e 150 tiketa më shumë sesa në gushtin e vitit 2021./21Media

Back to top button