U lansua traileri i serialit Obi-Wan Kenobi

“Obi-Wan Kenobi” së shpejti në Disney+
U lansua traileri i serialit amerikan, Obi-Wan Kenobi, në të cilin me rol paraqitet personazhi i Star Wars me po këtë emër.
Ngjarjet në të ndodhin dhjetë vjet pas atyre në episodën e tretë të Star Wars, të titulluar Revenge of the Sith, të vitit 2005. Regjinë e ka bërë Deborah Chow.
Në rolin kryesor paraqitet aktori Ewan McGregor. Ai në të paraqitet sërish me personazhin të cilin paraqitet në trilogun e Star Wars bashkë me Hayden Christensen, Joel Edgerton dhe Bonnie Piesse.
Në serial po ashtu me role paraqiten edhe: Moses Ingram, Indira Varma, Rupert Friend dhe Sung Kang.
Për paraqitjen e aktorit McGregor në serial u konfirmua në gusht të vitit 2019 e Chow u angazhua si regjisore një muaj pas tij.
Realizimi i serialit Obi Van Kenobi u caktua për korrik të 2020-tës, por u ndalua për arsye se kompania Lucasfilm nuk ishte e kënaqur me skenarin.
Kështu, Joby Harold u angazhua që të rishkruajë tekstin e serive në prill të 2020-tës, ndërkaq rolet tjera shtesë u bënë të ditura në mars të 2021-tës.
Kompozitorja Natalie Holt kompozoi këngën e serialit, duke u bërë kështu gruaja e parë, e cila realizoi një projekt të tillë për Star Wars.
Seriali Obi-Wan Kenobi u caktua të shfaqet premierë me 27 maj 2022. Ai do të transmetohet me gjashtë episode, deri në qershor 2022./21Media

Back to top button