U lansua traileri i serialit “The Idol”

“The Idol” është titulli i serialit të ri dramë, traileri i të cilit u lansua. Ky serial do të lansohet në HBO Max.
Serialin The Idol e krijuan The Weeknd, Reza Fahim dhe Sam Levinson. Në rolet kryesore në të parqiten The Weeknd dhe Lily Rose Depp.
Seriali përqendrohet te një këngëtare e muzikës pop, e cila fillon një romancë me një pronar enigmatik klubi nate në Los Angeles, i cili del të jetë lider i fshehtë i një kulti.
Në rolet tjera paraqiten edhe aktorët: Troye Sivan, Debby Ryan, Rachel Sennott, Steve Zissis, Hari Nef e Juliebeth.
Nuk është bërë e ditur data se kur do të lansohet drama “The Idol”, megjithatë sipas disa burimeve, ajo do të lansohet së shpejti.
Këngëtari The Weeknd tani është  në turne në promovimin e albumit të tij Dawn FM./21Media

Back to top button