U mbajt aksioni simbolik ‘Sy-mshelë në “Paqe’
Youth Initiative for Human Rights në Kosovë ka organizuar sot një aksion simbolik në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur në dorë banerat e krijuara me faktet së kaluarës sonë, të veshur me të zezë (rrobat, maskat), si dhe sytë të mbështjellë me material të zi, duke lënë të kuptohet se ‘jemi – ‘Sy-mshelë në “Paqe”’ – që njëherësh është edhe slogani i këtij aksioni simbolik.
Në mënyre indirekte përmes këtij organizimi është kërkuar drejtësi për të kaluarën, për një të ardhme në ‘Paqe’.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?