“Vizita e delegacionit amerikan do të thellojë edhe më shumë miqësinë Kosovë-SHBA”

 

Kryeministri Avdullah Hoti sot u shpreh i lumtur që do të presë delegacionin amerikan në Kosovë.

Sipas tij, kjo vizitë do të thellojë edhe më shumë miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA.”, shkroi Hoti në facebook.

Zyra e Kryeministrit informoi se takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me delegacionin amerikan do të fillojë nga ora 17:45./21Media

Back to top button