U nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet nevojtare në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Siç u bë e ditur, komuna e Podujevës do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, tha Bulliqi.
Ai falënderoi Kastratin për ndihmën e vazhdushme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe të gjithë donatorët, të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.​/21Media 

Back to top button