Sonte jepet “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”

Sonte (10 janar), me fillim nga ora 20:00 do të jepet shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo shfaqje do të jepet edhe nesër (11 janar).
“Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” është një “udhëtim teatror” nëpër dramaturgjinë e shkrimtarit të njohur Beqir Musliu, me regji të Erson Zymberit.
“Motivet kryesore nga përmbledhja e tij me katër drama, tetralogjia “Shtrigani i Gjel-Hanit”, janë lidhur e bërë bashkë për të krijuar një strukturë të re dramatike e cila rezonon e i jep eho një bote të shkuar, ku kalorës me kuaj prej druri kalërojnë nëpër mitet e legjendat tona, nëpër dramat e traumat tona, nëpër fajin tonë të cilin e kemi ndrydhur e gjuajtur në harresë”, kështu përshkruhet shfaqja nga faqja zyrtare e teatrit.
Në shfaqje luajnë: Ermal Sadiku, Majlinda Kasumovic, Edona Reshitaj, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Afrim Muçaj e Shpetim Kastrati.
Teatri Kombëtar veçse ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin janar./21Media

Back to top button