U nënshkrua marrëveshja për restaurimin e Sahat Kullës

Komuna e Prishtinës ka informuar sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancimin e restaurimit të Sahat Kullës në Prishtinës, me Agjencinë e Kombeve të bashkuara për Zhvillim në Kosovë – UNDP, që arrin vlerën 120.000 euro.

Siç ka informuar komuna, projekti për restaurimin e Sahat Kullës është propozuar nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin “Hasan Prishtina”, e të mentoruara nga profesoresha Florina Jerliu dhe asistenti Rron Beqiri.

Projekti do të implementohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatën Cultural Heritage without Borders -CHWB./21Media

Back to top button