Bashkë me vëllain ia vodhi bashkëshortit 400 mijë franga dhe iku për në Zvicër!

1 min read

 

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij viti.

Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane dhe më pas ka ikur për në Zvicër.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H.(65) nga Reçica e Vogël dhe vëllai i saj S.S.(56) nga Bosnje e Hercegovina, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’. Që të dy dyshohen se gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij vitit, A.H. i ka ndihmuar vëllait të saj S.S. të vjedhë 400.000 franga zvicerane nga A.Xh.(80) nga Reçica e Vogël, i cili është bashkëshorti i saj dhe ka ikur në Bosnje e Hercegovinë. Pas denoncimit të rastit në SPB Tetovë, A.H. gjithashtu ka ikur në Bosnje e Hercegovinë dhe nga vëllai i saj e ka marrë shumën komplete, dhe ka ikur në Zvicër”, njoftojnë nga MPB-ja./21Media