U nis nga Podgorica, treni me skrap del nga shinat sapo futet në territorin shqiptar

Ishte nisur nga Podgorica drejt Shqipërisë, por udhëtimi ju ndërpre në mes trenit të mallrave

I ngarkuar me rreth 600 ton skrap, që destinacion final kishte qytetin e Elbasanit, ai doli nga shinat pak pasi hyri në territorin shqiptar, pikërisht në qytetin e Koplikut, vetëm pak kilometra larg stacionit hekurudhor ndërkombëtar të Bajzës.

Amortizimi i rrjetit hekurudhor bëri që treni me ngarkesën e skrapit të përfundonte jashtë shinave, duke shkaktuar vetëm deme materiale, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.

Mashinisti dhe ndihmësi i tij pasi dhanë lajmin e aksidentit hekurudhor, pritën kolegët e tyre tu vinin në ndihmë.

Ndërhyrja është tejet e vështirë pasi lokomotiva sëbashku me 7 vagonët ë ngarkuar, për shkak edhe të peshës, e kanë bërë më të lehtë dëmtimin e hekurudhës së ndërtuar në periudhën komuniste, e që prej asaj kohe, askush nuk ka vënë dorë në të.

Pas shkarkimit të skrapit, do të nisë puna për zhvendosjen e vagonëve, proçes që do të zgjasë së paku 1 ditë e gjysëm.

Ky nuk është rasti i parë që treni i mallrave del në po të njëjtën zonë, nga shinat.

Në shkurtin e 2017-ës si shkak i dëmtimit të trasesë, 6 nga 10 vagonët e trenit u rrëzuan së bashku me ngarkesën e ardhur nga Mali i Zi./oranews

Back to top button