U parandalua gara e paligjshme me automobila në autostradë, Policia shqiptoi rreth 50 kundërvajtje

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për parandalimin e garës së paligjshme me automobila në autostradën Trudë-Mazgit, me ç’rast ka shqiptuar 46 kundërvajtje.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka informuar se u janë shqiptuar 36 kundërvajtje vozitësve si dhe 10 kundërvajtje këmbësorve.
“Në ora 16:30 kane filluar te mblidhen nje numër i automjeteve dhe kembesorëve ne cilesin e shikuesve. Jane njoftuar njesitet relevante nga stacioni policor veriu dhe njesitet per reagim te shpejtë ne Prishtinë te cilat ju kanë pergjigjur kesaj ngjarje.”, ka informuar Hoxha.
Sipas tij, njësitet policore dhe ato për mbikqyrje të autostradës mbeten në gjendje gatishmërie dhe varësisht prej zhvillimeve në terren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit në trafik dhe sigurisë së përgjithshme rrugore./21Media

Back to top button