U përmbyll etapa e parë e edicionit III të “International Kosova Clarinet Fest”

Për katër ditë rradhazi nxënës të shkollave të mesme të muzikës, student të departamentit të artit muzikor pranë Universitetit të Prishtinës, student të Kolegjit UBT dhe pedagog të klarinetës punuan intenzivisht program në Ansamblin e Klarinetave nën udhëheqjen e profesorit të klarinetës nga Universiteti i Arteve në Shqipëri, Fatos Qerimaj.
Në një prej mbrëmjeve të festivalit ishin të ftuar Prishtina Brass, ansambël tunxhi me bazë në Prishtinë të cilët performuan për pjesëmarrësit e festivalit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) në një postim në Facebook ka njoftuar se punën e përbashkët 23 instrumentistët e kurorëzuan me një koncert përmbyllës të cilin e organizuan mbrëmë në hapësirat e Filharmonisë së Kosovës. Programi i përzgjedhur përmbante ndërthurrje të veprave të muzikës klasike, përpunime të këngëve të vjetra shqipe si dhe arranzhime të këngëve për festat e fundvitit.
Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Festivali i klarinetave ka për qëllim promovimin e instrumentit te të rinjtë si dhe ofrimin e mundësive si masterklase, punëtori, koncerte me qëllim të avancimit të njohurive në instrumentin e klarinetës.
Festivali “International Kosova Clarinet Fest” mbështetet nga Ministria e Kulturës./21Media

Back to top button