U promovuan katër libra të autorëve mitrovicas

Katër libra janë promovuar të shtunën në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë në organizimin me titull “Katër libra – katër autorë mitrovicas” nga OJQ “Diagrami”.

Në këtë aktivitet u promovuan, romani “ALM” nga Ahmet Jashari, përmbledhja me poezi “Pagëzimi i heshtjes” nga Arditë Latifi, përmbledhja me poezi “Këmbanat e heshtjes” nga Brikenë Ceraja dhe përmbledhja me poezi “Rimime shpirti” nga Ramadan Xhinovci.

Të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar në Mitrovicë ishin drejtues dhe përfaqësues të insitucioneve, personalitete të jetës publike, dashamirës të librit etj.

Me fjalë rasti të pranishmit i kanë përshendetur rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi dhe drejtori i OJQ “Diagrami”, Rrustem Abiti.

Për librat në cilësinë e kritikëve letrarë folën Arben Veselaj, Shkurtë Kadriu, Zahrije Kapllanaj dhe Vilson Culaj.

Ky aktivitet është organizuar ne kuadër të projektit: “Nxitja e krijimit dhe promovimit të librave nga autorët mitrovicas”, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës.

Back to top button