U propozua për ambasador, reagon Luan Krasniqi

Luan Krasniqi thotë se që 35 vjet është ambasador sportiv, duke theksuar se nuk ka qëllime e synime të tjera.
Propozimit të ish-zëvendesministri Gani Dreshaj që Krasniqi të bëhet ambasador i Kosovës në Gjermani, boksieri i është përgjigjur negativisht duke thënë se as nuk përkon me interesimin e tij.
“Përkundër faktit se detyrën e ambasadorit e çmoj dhe e vlerësoj si tejet të rëndësishme, veçmas të ambasadorit në Gjermaninë mike të Kosovës dhe me vlera të larta demokratike, propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin tim dhe kjo duhet të konsiderohet si inisiativë individuale për të cilën nuk kam qenë fare në dieni. Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Beqë Cufaj ishte ambasador i Kosovës në Gjermani mirëpo, i njëjti u largua kur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i dërgoi presidentes Vjosa Osmani propozimin për lirimin nga detyra dhe tërheqjen nga misioni diplomatik i mbi 20 ambasadorëve të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button