Don Xhoni ka një lutje për të gjithë prindërit

Reperi i njohur, Don Xhoni shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme për fansat, gjersa nuk mungojnë edhe postimet me këshilla apo kritika për ndonjë ngjarje të ndodhur.
Së fundmi artisti ka bërë një lutje të gjithë prindërve, duke iu thënë që të iu qëndrojnë pranë fëmijëve, kur ata të fillojnë të ndjekin ëndrrat e tyre.
”Puna dhe besimi ne krijuesin e gjithsise, un jam ktu ku jam sot. 1 lutje per krejt prinderit kudo qe ndodhen, leni fmit leti ndjekin andrrat, mos u bo nje prind qe thot ”jo bre se ti smunesh”, po bonu dikush qe eshte realizimi i andrrave (tij ose t’saj)”, ka shkruar Don Xhoni në instastory.

Ndërkaq, përsa i përket jetës muzikore, projekti i fundit nga Don Xhoni është ”Deri kur”, të cilin artisti e ka sjellur me videoklip më 8 korrik./21Media

Back to top button