“U provokua me këngë të Unikkatilit”, avokati i Feros tregon detajet e rastit

Feronit Shabani, reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është arrestuar sot nga Policia nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person.
Për portalin rtv21.tv avokati i tij mbrojtës, Egzon Halimi, ka treguar motivet e kësaj ngjarje.
“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, tha avokati Halimi.

Sipas avokatit, provokimi ishte bërë duke i lëshuar të njëjtit një këngë të Unikkatilit (i njohur si Viktor Paloka me emrin e vërtetë), në të cilën ai shan publikisht Feron.
“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, tha tutje Halimi.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, Fero është ndaluar për 48-orë./21Media

Back to top button