Arrestohet Fero

Feronit Shabani, reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është arrestuar sot nga Policia nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person.
Fero dyshohet se dje rreth orës 17:00 në qytetin e Gjilanit ka sulmuar një person tjetër në veturë.
Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë.
“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.
Vitin e kaluar, reperi Fero ishte denuar nga Gjykata e Prishtinës me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje./21Media

Back to top button