U raportua i zhdukur, gjendet alpinisti në gjendje të rëndë shëndetësore

Është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e policisë, Ndoc Mulaj, i cili u raportua i zhdukur pas aksidentit që ndodhi dje rreth orës 16:10.
Një grup alpinistësh janë aksidentuar gjatë një ngjitjeje në Malin e Munellës të Pukës. Mes katër alpinistëve ishte dhe gazetari Alfred Lela, i cili mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qenë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës”, kishte bërë të ditur policia.
Lela dhe të tjerët ishin për ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe për pasojë kanë marrë dëmtime në trup.
Shkak për ngjarjen është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë./oranews

Back to top button