Sulmoi me sëpatë gruan e djalin, arrestohet ferizajasi

Mbrëmë, rreth orës 23:40 është raportuar për një rast të dhunës në familje, në qytetin e Ferizajt, konkretisht në rr. Lulzim Guta.
Në lidhje me këtë, policia ka bërë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij.
Sipas Policisë, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sëpatë të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij, mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button