U rrah brutalisht nga 3 persona, mësuesi rrëfen ngjarjen nga spital

Një ditë pasi u raportua dhunimi në një shkollë në Tepelenë, mësuesi i Edukimit Fizik, Kleanth Laçi jep versionin e tij se si ndodhi ngjarja e rëndë ku 59-vjeçari u rrah brutalisht nga disa persona, ende të paidentifikuar dhe në rrethana ende të pa sqaruara.
Në rrëfimin e tij para kamerave mësuesi rrëfen se gjithçka ndodhi nga banesa e tij e deri në momentin kur ai pranoi të hipte në një automjet me persona të panjohur dhe pa e ditur destinacionin.
“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe.
Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht.
Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’.
Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur.
Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe.
Në momentin e goditjes së parë dola nga makina.
Personat ishin të moshave të ndryshme.
Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi./oranews

Back to top button