U shënua dita e dëshmorëve në Vushtrri

 

Me homazhe dhe nderime për dëshmorët, sot në Vushtrri u shënua 1 shtatori, dita e dëshmorëve në komunën e Vushtrrisë.

Drejtues të Komunës së Vushtrrisë të prirë nga nënkryetari i Komunës, Besim Muzaqi dhe familjarë dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, siç informoi komuna, sot bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Stanoc të Vushtrrisë, si dhe në monumentet e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e fundit.

Në ceremoninë e nderimit në Varrezat e Dëshmorëve mori pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama.

Me rastin e kësaj dite, nënkryetari Besim Muzaqi deklaroi se përkulen me respektin më të madh para dëshmorëve që janë udhërrëfyes për vazhdimin e amanetit të tyre.

“Ç’do dite e veçanërisht çdo 1 Shtator ne i përkulemi veprës së dëshmoreve e luftëtareve të lirisë, i përkulemi idealit te dëshmoreve, mënyrës së rënies se tyre, për t’ia bërë vetes më të qartë detyrën që na ka mbetur për vazhdimin e amanetit te dëshmoreve”, u shpreh Muzaqi.

“Përkujtim për dëshmorët përmes një mesazhi ka bërë edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili për shkak të pandemisë ende është në vetizolim.”, informoi komuna e Vushtrrisë përmes komunikatës./21Media

Back to top button