Covid-19, gjashtë të vdekur, 93 raste të reja dhe 227 të shëruar në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me koronavirus, 93 raste të reja janë shënuar, ndërsa janë shëruar 227 persona.

Ndërkohë, lajmi është se në 24 orët e fundit janë ulur rastet e reja, ku nga 812 testime janë konfirmuar pozitivë 93 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur rekord të shëruarish nga Covid-19, gjithsej 227 persona janë shëruar.

Back to top button