U shpall fajtor për abuzim seksual, reagon ish-bashkëshortja

Këngëtari njohur amerikan, R.Kelly së fundmi u shpall fajtor nga Gjykata pasi ngarkohej me akuzën “Abuzim seksual me të mitura” dhe “Trafikim të qenieve njerëzore”.
Të shumta ishin reagimet nga të gjithë ata që e njohin atë.
Ish-gruaja e tij, Drea Kelly në një intervistë ndau shqetësimin e saj në lidhje me ngjarjen, ku tha se është shumë e pikëlluar nga gjithçka që ka ndodhur.
“Po të ishte një nga viktimat bjondinë e me sy blu, çështja nuk do të lihej kaq gjatë. Gratë me ngjyrë janë të prira që “nuk kanë forcë të përballen”, kur bëhet fjala për abuzimin seksual. Unë jam në një pozitë shumë të vështirë, jam nëna e fëmijëve të tij, njëkohësisht jam ish-gruaja e tij, është shumë e vështirë për mua. Zemra ime është e ndarë në dy pjesë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat, duhet guxim për të treguar një storje të tillë. Kam mundësi të distancoj vetën nga ai, por gjaku i tij rrjedh në venat e fëmijëve të mi, kësaj nuk mund t’i ik edhe po të doja”, tha ajo.
R.Kelly u shpall fajtor për akuzat me të cilat ngarkohej, për abuzim seksual dhe trafikim të qenieve njerëzore./21Media

Back to top button