U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes mbrëmë ka vdekur pas lëkundjeve të tokës.

D.R. është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Ai ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.

I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Back to top button