U vaksinuan kundër Covid edhe 2 mijë e 142 persona

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK).
Bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 617 mijë e 512 doza të vaksinës.
MSh ka njoftuar se deri më sot 762 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës AntiCovid.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 398 testime të kryera./21Media

Back to top button